Friday, June 24, 2016

Cana pranë lamtumirës, faleminderit kapiten!


Cana near farewell, thanks captain!

With national team debut in 2003 in a match against Switzerland replacing Gary chip. He had the opportunity to play with Albania, Switzerland or France, but made the choice of the heart, something truly rare even today not in those days. It will soon understood why his heart beats only red and black, and red and black jersey would turn to more quickly in a second skin. Grintë, character, qualities of leader and very much charisma, that sufficient quality red and black fans to do their Benyamin immediately.


With Cana, Brigelin the Duke, then launch a new model of professionalism that culminated this summer with fantastic representation in the "Euro 2016", and professionalism is undoubtedly one of the features that characterize Lorik Cana. Hard to find another Albanian footballer who represented the country at the championships elite of Europe, in France with PSG and Marseille, where he was able to command the karikonte in the dressing people like Nasri or Ribery, in England in Sunderland, in Turkey Galatasaray and then Lazio in Italy, to return again to Nantes last year.


However, be sure that the boy from Pristina, the best of his has given to the national red and black, and his heart beat mostly to whenever us wondering how many times has given us confidence and assurance in the presence of his field, whenever the national boys led to countless missions, warrior spirit and a heart of Albanian cigar able to touch the maximum tearful face the vicissitudes suffering of his nation. Plot 93 matches with the national Red and Black, impossible to describe all the emotions that gave us Cana, are countless. Today is one step away Lorik farewell to the national team, hard to find another like it for the colors red and black will always be an icon, an example of the Albanian spirit and a man of great football player, Thanks Captain!

Cana pranë lamtumirës, faleminderit kapiten!

Debutonte me Kombëtaren në 2003 në një ndeshje ndaj Zvicrës duke zëvendësuar Geri Cipin. Kishte patur mundësinë të luante me Shqipërinë, Zvicrën apo Francën, por bëri zgjedhjen e zemrës, dicka vërtet e rrallë edhe sot e jo më në ato kohë. Shumë shpejt do të kuptohej përse, zemra e tij rreh vetëm kuqezi, dhe fanella kuqezi do të shndërrohej për të shumë shpejt në një lëkurë të dytë. Grintë, karakter, cilësi prej lideri dhe shumë shumë karizëm, cilësi që mjaftonin që tifozët kuqezi ta bënin menjëherë benjaminin e tyre.
Bashkë me Canën, Brigelin e Dukën, niste në atë kohë një model i ri profesionalizmi që kulmoi këtë verë me përfaqësimin fantastik në “Euro 2016”, dhe profesionalizmi është padyshim një ndër vetitë që karakterizojnë Lorik Canën. Vështirë të gjesh një tjetër futbollist shqiptar që ka përfaqësuar vendin në kampionatet më elitare të Europës, në Francë me PSG e Marseille, aty ku ishte i aftë të komandonte e karikonte në dhomat e zhveshjes njerëz si Nasri apo Ribery, në Angli te Sunderland, në Turqi te Galatasaray e më pas Lazio në Itali, për t’u rikthyer sërish vitin e kaluar te Nantes.
Megjithatë, të jeni të sigurt se djaloshi nga Prishtina, më të mirën e tij e ka dhënë për kombëtaren kuqezi, zemra e tij ka rrahur më së shumti për të, sa herë na ka mrekulluar sa herë na ka dhuruar besim e siguri me prezencën e tij në fushë, sa herë ka udhëhequr djemtë e Kombëtares drejt misioneve të panumërta, shpirt prej luftëtari dhe një zemër puro shqiptare e aftë të preket e mallëngjehet në maksimum përballë vuajtjeve e peripecive të kombit të tij. Plot 93 ndeshje me Kombëtaren Kuqezi, e pamundur të përshkruash gjithë emocionet që na ka dhuruar Cana, janë të panumërta. Sot Loriku është një hap larg lamtumirës ndaj Kombëtares, vështirë të gjendet një tjetër si ai, për ngjyrat kuqezi do të mbetet gjithmonë një ikonë, shembulli i shpirtit shqiptar dhe i një njeriu e futbollisti të madh, Faleminderit Kapiten!